
Polica e Tiranës ka njoftuar se një 61-vjeçar taksist ka humbur jetën teksa drejtonte makinën e tij.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur tek Kthesa e Kamzës, ku shoferi fillimisht ka humbur ndjenjat, por më pas ka rezultuar se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



