Protesta, Karamuço: U tha fillimisht për 1000 forca policore, janë më shumë

Protesta, Karamuço: U tha fillimisht për 1000 forca policore, janë më shumë

Në studion e MCN Live, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, shpjegoi planin e masave të policisë për protestën e sotme. Karamuço tha se masat janë marrë në përputhje me hulumtimet e kryera paraprakisht. Karamuço shpjegoi hapat që ndjek policia në raste të tilla.

Ndër vite kemi pasur shumë mitingje me humbje në njerëz. Aty janë vendosur masa dhe përditësohen duke marrë informacione në rrugë operative. Këtë që bëni ju e bën edhe policia e shtetit. Është taktikë në ngjarje shumë të mëdha, merren masa dytësore.

Përfshihet antiterrori. Ka një plan masash, kush janë personat. A do të vijnë në Tiranë apo jo. Duke ardhur, pashë rreshtimin. Është e njëjta strategji. Kordoni i parë është ai i policisë së rendit, që ruan perimetrin e sigurisë së kryeministrisë. Nëse do të ketë rezistencë, hidhet gazi lotsjellës.

Snajperat vendosen në rastet e dyshimit se në turmë ka njerëz të armatosur. Të gjitha aktivitetet e protestave dhe tubimeve mund të shfrytëzohen nga elementë të caktuar. Ka pasur raste kur në situata të ngjashme janë kryer sulme.

Nëse flasim për iranianët janë 3 000 të tillë në Shqipëri. Janë njësitë e antiterrorit që marrin masa. Nëse ka burime të tjera të rrezikut të shtuar.  

Sipas ekspertit të kriminalistikës, numri i forcave policore është më i madh nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Ka ndryshuar raporti i forcave policore. U tha fillimisht që janë 1000 forca, por janë më shumë. Nuk besoj se janë të ekzagjeruara. Është një aks tjetër rrugor, me siguri do të jetë rritur numri i njerëzve që do të vijnë dhe kanë shtuar numrin.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy