
Policia e Shkodrën, bën të ditur se sot rreth orës 17:10, në fshatin “Drisht”, është gjetur e pajetë dhe pa shenja dhune, në një ullishte shtetasja V. Sh., 77 vjeçe.
E njëjta ishte larguar ditën e djeshme nga banesa dhe konsiderohej e zhdukur.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.



