Reshje dëbore në qarkun Shkodër/ Druni: Akset Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth të kalueshme me zinxhirë (VIDEO)

Reshje dëbore në qarkun Shkodër/ Druni: Akset Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth të kalueshme me zinxhirë (VIDEO)

Akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq me reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Shkodrës, në disa raste kanë sjellë probleme në qarkullim.

Siç raporton për “MCN live”, korrespondentja nga Shkodra, Bendis Druni, akset Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, por për momentin pa asnjë rrezikshmëri bllokimi të rrugëve malore.

Drupal Ad

Sa i përket reshjeve të dëborës, në zonat malore temperaturat shkojnë edhe deri në 0°C dhe në minus.

Sa i takon zonave malore ku ka pasur edhe reshje dëbore, di që në Qafë-Thjorë, reshjet vijojnë dhe ne pikën turistike të Thethit vijojnë të ketë reshje me intensitet të shtuar mbrëmjen e kaluar dhe sot paksa me qetë, Thethi është zbardhur tërësisht përveç Qafë-Thorës që konsiderohet edhe pika më e lartë e zonave malore.

Reshje ka pasur me intensitet edhe në zonën e Kelmendit, fshatrat Lepushë dhe Vërmosh, ku trashësia e borës ka shkuar deri ne 10-15 cm, akset rrugore janë të kalueshme.

Në informacionet jo të konfirmuara jo zyrtarisht, por nga banorët e zonës, merret vesh se ditën e djeshme për shkak të reshjeve intensive në Theth, janë detyruar që asksesimin dhe qarkullimin nga Thethi për te ardhur drejt Shkodrës apo vendeve te tjera të përshkojnë rrugën nga zona e Dukagjinit, për shkak të reshjeve të dëborës.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy