Plagosja e 15-vjeçarit në Kukës/ Policia shoqëron dy të mitur në komisariat

Plagosja e 15-vjeçarit në Kukës/ Policia shoqëron dy të mitur në komisariat

Policia e Kukësit ka dhënë detaje të reja sot rreth ngjarjes që ndodhi mbrëmë, ku pas një sherri u plagos me thikë një 15-vjeçar.

Shërbimet e Policisë Kukës, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor, si dhe një 14 vjeçar që është përfshirë në konflikt mes dy 15-vjeçarëve.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me mjet prerës të një 15-vjeçari gjatë një konflikti, të ndodhur në qytetin e Kukësit, ju informojmë se: Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Kukës, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor, si dhe një 14 vjeçar që është përfshirë në konflikt mes dy 15-vjeçarëve”.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15-vjeçari.

Veprimet hetimore po kryhen në praninë e psikologut, Prokurorit dhe familjarëve të të miturve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy