Vlorë/ Policia ndëshkon shoferët e pabindur, mbi një mijë gjoba në një javë

Vlorë/ Policia ndëshkon shoferët e pabindur, mbi një mijë gjoba në një javë

Si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera Policia rrugore e Vlorë  ka arrestuar dy persona si dhe kanë proceduar penalisht 1 tjetër për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".  

Bëhet me dije se janë pezulluar 7 leje drejtimi, nga të cilat: 2 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 5 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. 

Janë vendosur 1186 masa administrative gjatë javës që lamë pas.

Njoftimi i plotë: DVP Vlorë

Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 2 shtetas, si dhe është proceduar penalisht 1 tjetër për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".  

Gjithashtu, janë pezulluar 7 leje drejtimi, nga të cilat: 2 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 5 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. 

Janë vendosur 1186 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

- 835 masa për tejkalim shpejtësie;

- 33 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

- 10 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

- 27 masa për përdorimin e aparatit celular;

- 68 masa për parakalime të gabuara;

- 45 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

- 15 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

- 153 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor. 

Policia Rrugore e Vlorës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy