
Një person në Tiranë i cili kishte përshtatur ambientet e lokalit të tij, për përdorimin e lëndëve narkotike, është vënë në prangat e policisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që kishte përshtatur lokalin e tij, në rrugën “Myslym Shyri, për përdorim të lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për arrestimin e tij.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit J. K., 23 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe pajisje që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu, në ambientet e lokalit u gjetën shtetasit K. D., 24 vjeç, F. Gj., 24 vjeç dhe J. M., 19 vjeç, të cilëve gjatë kontrollit iu gjetën dhe iu sekuestruan pajise të tjera që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit J. K., për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K. D., F. Gj. dhe J. M., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



