Emri/ Në kërkim për plagosje, kapet i riu në Kurbin

Emri/ Në kërkim për plagosje, kapet i riu në Kurbin

Një i ri i akuzuar për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje” është arrestuar nga policia në Kurbin në kuadër të operacionit të koduar “Sanxhaku”. 

Sipas policisë në pranga u vu shtetasi Kadri (Kurtaj) Imeri, 27 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 14.08.2021, në qytet Laç, për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin Emanuel Preçi (T) dhe më pas është larguar nga vendngjarja për në banesën e dajës së tij, shtetasit Agron Koçi.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia për kapjen e 27-vjeçarit, në banesën e shtetasit Agron Koçi, i cili u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes më datën 14 gusht 2021, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se Imeri kishte plagosur 25-vjeçarin Preçi.

Gjithashtu, po në banesën e Agron Koçit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë tjetër e llojit pushkë, 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy