Parandalohet një ngjarje kriminale në Roskovec, arrestohet 55-vjeçari

Parandalohet një ngjarje kriminale në Roskovec, arrestohet 55-vjeçari

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga policia në Roskovec pasi dy persona ishin përfshirë në një konflikt mes tyre.

Në qytetin e Roskovecit, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Bujar Hajdini, ka goditur me mjet të fortë shtetasin Vladimir Hoxha, i cili ka marrë armën e gjahut dhe është nisur për në banesën e shtetasit Bujar Hajdini, por ndërhyrja e patrullës së Policisë ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale duke e kapur në kohë shtetasin Vladimir Hoxha bashkë me armën e gjahut (të cilën e kishte me leje).

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" shtetasin Bujar Hajdini, 55 vjeç, banues në Roskovec dhe proceduan penalisht për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Kanosje" shtetasin Vladimir Hoxha, 60 vjeç, banues në Roskovec (i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy