Një person i shpallur në kërkim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe trafik droge është vënë në prangat e policisë së Tiranës.
Efektivët e komisariatit Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara gjatë operacionit të koduar “Wanted 3”, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim G. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.



