Peleshi pas takimit me komandantin e KFOR: Misioni, rëndësi të veçantë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon

Peleshi pas takimit me komandantin e KFOR: Misioni, rëndësi të veçantë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Me këtë rast u vlerësua lart misioni i KFOR-it në Kosovë, si e një rëndësie të veçantë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

Sipas Peleshit, në takim u diskutua mbi bashkëpunimin dhe angazhimet e vendit tonë në kuadër të NATO-s apo nismave rajonale.

Misioni i KFOR në Kosovë ka rëndësi të veçantë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajonin tonë.

Me Komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia për bashkëpunimin dhe angazhimet e vendit tonë në kuadër të NATO-s apo nismave rajonale, si aleatë të besueshëm dhe kontribuues aktivë.

Shqipëria mbështet rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe çdo përpjekje ndërkombëtare për marrëveshjen finale në normalizimin e raporteve, që duhet të mundësojë njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy