Një lëndë plasëse ka shpërthyer gjatë natës në një banesë në Orikum.
Sot, rreth orës 02:00, në Orikum, në verandën e banesës së shtetases E. B., 68 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale dhe si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



