Në SHBA regjistrohen mbi 2 mijë viktima në 24 orë

Në SHBA regjistrohen mbi 2 mijë viktima në 24 orë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 2 mijë e 108 viktima brenda 24 orëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 19 mijë të vdekur.

Në vend numërohen mbi gjysmë milioni raste të Covid-19 (më shumë se 35 mijë të prekur në 24 orët e fundit) dhe 19 mijë vdekje, pothuajse aq sa Italia (18 849).

Në Nju Jork në 24 orët e fundit ka patur 651 vdekje dhe rreth 6700 infeksione të reja për një total prej më shumë se 94 mijë raste pozitiv kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 94,409.

Ndërkohë, Qarku i Los Anxhelosit ka vendosur të zgjasë kufizimet për kontrollimin pandemisë deri më 15 maj kurse San Francisko do i mbajë në fuqi kufizimet deri më 3 maj.

SHBA, kanë parashikuar se mund të tejkalojnë numrin e viktimave në Itali, duke u shënuar si vend më me shumë viktima si pasojë e Covid-19 në botë.

Kjo shpjegon pse në ishullin Hart, përpara Bronxit, u gërmuan varre masive për të varrosur pa familjarë viktimat e epidemisë.

Numri i viktimave në botë si pasojë e virusit Covid-19 ka shkuar mbi 103 mijë, ndërsa janë regjistruar më shumë se 1 milion e 700 mijë të infektuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy