Aksidenti në Kroaci/ Shoferi i autobusit nga Kosova dërgohet si i dyshuar në Prokurori

Aksidenti në Kroaci/ Shoferi i autobusit nga Kosova dërgohet si i dyshuar në Prokurori

Në cilësinë e të dyshuarit për shkaktim të aksidentit tragjik në Kroaci është dërguar për intervistim në Prokurori, shoferi i autobusit të linjës Frankfurt-Prishtinë, shtetasi Dukagjin Lyta nga Gjakova, nga rrokullisja e të cilit mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.

Shoferi i autobusit nga Kosova i është dorëzuar mbikëqyrësit të kujdestarisë së Departamentit të Policisë “Brodsko Posavska”, shkruan e përditshmja “24sata”.

Deri në momentin e dorëzimit në Prokurori, i dyshuari ndodhej në ndalim policor deri sa procedura për arrestimin e tij u zyrtarizua gjatë dërgimit për marrje në pyetje nga zëvendësprokurori i Qarkut.

Ndërkaq, drejtori i Policisë në Kroaci, Nikola Milina, ka thënë se ngasësi i autobusit do t’i dorëzohet njësisë së paraburgimit mbi akuzat për veprën penale ”shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në komunikacion”.

Ndërsa sipas Milinas, dënimi i paraparë për veprën çast gjumi, në rastet e ngjashme siç ishte aksidenti i autobusit nga Kosova është rreth 15 vjet burg.

Shoferi i autobusit do të dalë sërish para Prokurorisë, të martën në orën 09:00, ku do të vendoset për paraburgim.

Ai është parë sot duke shkuar në prokurori, i prangosur dhe i shoqëruar nga policia, raportojnë mediat kroate.

Ai do të merret në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, pas këtij intervistimi, Zyra e Avokatit të Shtetit do të marrë një vendim për rrjedhën e mëtejshme të procedurave.

Në anën tjetër Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svecla, i cili aktualisht gjendet në Kroaci ka deklaruar se e gjithë ndihma e nevojshme ishte dhënë për të lënduarit në aksidentin fatal.

 Ai njoftoi se disa prej udhëtarëve do të nisen për në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe disa do të ktheheshin në Gjermani.

Në mëngjesin e të dielës si pasojë e një aksidenti të rëndë të një autobusi me udhëtarë nga Gjermania për në Kosovë, në Slavonski Brod të Kroacisë, kanë humbur jetën 10 persona dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy