Shpërndante drogë në zona të ndryshme të Tiranës, kapet me 1 kg në makinë

Shpërndante drogë në zona të ndryshme të Tiranës, kapet me 1 kg në makinë

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Hide” ka zbuluar 1 kilogramë lëndë narkotike, duke vënë në pranga një person.

Efektivët e komisariatit Nr.2, pas marrjes së informacioneve se një person shpërndante kanabis, në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin gjatë të cilit u vu në pranga H. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në rrugën “Dritan Hoxha”, në afërsi të një kompleksi pallatesh, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, nga shërbimet e Policisë, është gjetur dhe sekuestruar 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se 31-vjeçari, pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike kanabis sativa, e ndante atë dhe e shiste më pas në doza, në zonën e Laprakës dhe te Fusha e Aviacionit.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy