Kishte dalë për gjah me 4 të tjerë, plagoset një person në Kukës

Kishte dalë për gjah me 4 të tjerë, plagoset një person në Kukës

Një person i cili kishte dal për gjah me katër të tjerë ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet procedurale në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 41 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”. 

Ky shtetas, më datë 09.01.2024, në fshatin Gjinaj, dyshohet se nga pakujdesia është vetëplagosur me armë gjahu çifte, që e kishte me leje, brenda automjetit të tij, me të cilin kishte dalë për gjah, bashkë me 4 shtetas të tjerë.   

Shtetasi R. M., është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT, Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. 

Shërbimet e policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit R. M., 2 armë gjahu çifte me leje dhe fishekë për këtë lloj arme.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy