Eksploronin “Syrin e Cikllopit”, dëmtohen dy turistë (VIDEO)

Eksploronin “Syrin e Cikllopit”, dëmtohen dy turistë (VIDEO)

Dy turistë janë dëmtuar teksa ndodheshin në një guidë në “Syrin e Cikllopit”. Ata kanë njoftuar Policinë në lidhje me ngjarjen dhe në ndihmë i kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Sot, rreth orës 16:30, në zonën e quajtur ‘Syri i Ciklopit’, duke eksploruar natyrën, dyshohet se kanë rënë nga lartësia, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasit D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç”, njofton policia.

Falë ndërhyrjes së Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 shtetasve të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.

Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy