Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Broshkë të Elbasanit.
Korrespondenti i MCN TV raporton se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar në spital.
Ende nuk ka një njoftim nga Policia lidhur me aksidentin dhe rrethanat e ngjarjes.



