Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e Kreshnik dhe Gentiana Mujecit në Lezhë, ku pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se viktimat janë mbajtur në ndjekje të vazhdueshme nga autorët përgjatë gjithë lëvizjeve të tyre deri në momentin e ekzekutimit. Ndërkohë, këtë të martë policia ka gjetur një prej automjeteve të përdorura në ngjarje, ndërsa tre autorët e dyshuar vijojnë ende të jenë në kërkim.



