
Një 29-vjeçar nga Bulqiza ka tentuar të vrasë veten sonte duke u hedhur nga kati i tretë i banesës.
Merret vesh se i riu, fatmrësisht ka shpëtuar dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Lagjen e Re të qytetit të Bulqizës.
Ende nuk dihen motivet që e shtynë 29-vjeçarin që të tentonte vetëvrasjen.



