Gazetari Xhevair Zhabina, shkarkimin e drejtuesve të policisë Berat nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku, pas zbulimit të serës me kanabis, e sheh me dyshim se mund të kenë pasur dijeni.
Duke folur nga studio e MCN Live, ai deklaroi se ky rast është qershia mbi tortë e asaj që ka ndodhur me mënyrën si kultivohet kanabisi në Shqipëri.
Sipas tij, gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar kultivuesit e kanabisit kanë ndryshuar strategji, pasi nuk kultivojnë më në natyrë, por në laboratorë, apo shtëpitë e barit dhe se mbjellja e kanabisit në një serë kaq të madhe e bën fenomenin shumë shqetësues.
Gjithë operacioni është zhvilluar nga Tirana dhe Prokuroria Berat, duke shmangur policinë lokale. Kjo të bën të dyshosh që minimumi policia lokale ka pasur dijeni për këtë rast.
Por janë hetimet e Prokurorisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ato që do të zbulojnë nëse ka pasur policë të përfshirë. Vendimi i drejtorit të Policisë së Shtetit, bën të mendsh se ka pasur persona përgjegjës në policinë e Beratit.
Cikli i bimës narkotike ishte drejt fundit dhe ishte gati për treg.
Kjo nuk i falet pushtetit lokal dhe policisë që minimumi nuk e ka kontrolluar territorin, ose ka pasur informacion dhe nuk ka reaguar, gjë që e tregon dhe vendimi i drejtorit të Policisë së Shtetit, me shkarkimin e drejtuesve.
Akademia e Policisë shihet si një mundësi rehabilitimi siç ka ndodhur në 2016 e këtej, që gjithë drejtuesit kaluan në Akademinë e Policisë dhe u rehabilituan, duke u kthyer në poste kyçe të policisë.
Ka një gjë që nuk shkon në vendimin e drejtorit të Policisë. Është një nismë e mirë që nuk e kemi parë deri sot.
Cedon kur vjen puna tek drejtues të lartë! Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nuk ka arritur të gjejë lidhje të drejtuesve të policisë lokale me kultivimin, por cakton një afat 6 muaj për heqjen e gradës.
Ne këtu do jemi dhe do të kthehen prapë.
Zhabina shtoi se ndoshta prej dhjetë vitesh a më shumë, qarkullojnë të njëjtët drejtues policie në rrethe dhe se janë 10-12 drejtues policie që kanë në dorë mënyrën se si drejtohet Policia e Shtetit.
Ai tha më tej se kur erdhi Gledis Nano hapi garën për gradat, por se me ardhjen e Muhamet Rrumbullakut u ndërpre.
Gradat mbahen nga rreth 20 persona, kur kemi oficerë të rinj që duan të ecin në karrierë, por nuk kemi konkurs gradash që të garojnë.
Zhabina tha ndër të tjera se ta lësh luftën kundër kanabisit në dorë të një kryeplaku nuk është normale, pasi është një drejtues që nuk ka asnjë kompetencë.
Si mund të pretendosh nga një kryeplak t’i afrohet një sere të ruajtur me armë. Kryeplaku mund ta ketë bërë detyrën dhe mund të ketë raportuar. Por duke qenë se policia lokale ka qenë kaq e fjetur...
Duke qenë se operacioni u drejtua nga Tirana, policia qendrore nuk e ka pasur besimin tek policia lokale.
Duhet formë e re bashkëpunimi mes institucioneve dhe OSHEE ka rëndësi të dorës së parë, pasi ambientet ku kultivohet kanabisi kërkon shumë energji.



