Zona e ish-bllokut në Tiranë, sipas gazetarit investigativ Artan hoxha është “strofulla” e personave të kërkuar nga drejtësia. Hoxha thotë se kjo është një zonë e vështirë për tu menaxhuar nga policia.
Personat fshihen në zonën me të populluar dhe të pasur në Tiranë, siç është “Blloku”, pasi sipas gazetarit, ata gjejnë aty kontakte me persona me pushtet për të zgjidhur problemet e tyre me drejtësinë.
“Nëse mbahet nën kontroll Blloku, aty do çuditeni se kush rri. Kanë kontakte me njerëz të pushtetshëm për të zgjidhur hallet e tyre”, tha Hoxha në emisionin “Kjo Javë” në “News24’.
Por Hoxha ka dhene disa detaje interesante rreth Renato Milloshit, i cili u vetedorezua pak dite me pare pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia si ndihmës i shtetasit Jani Alia në vrasjen e Elton Çiçës, më 1 maj 2016.
Renato Milloshi sipas Hoxhes, ka bërë një zgjidhje logjike, para se të dorëzohej ka fiksuar në kokë një alibi se si do ta mbrojë veten.
Më tej ai zbërthen gjithë dëshminë e dhënë nga Renato Milloshi dhe tregon një të vërtetë të frikshme për dy grupet kriminale të Jani Aliajt e Elton Çiços, (i ekzekutuar), kur tha se hakmarrja mes tyre mund të vazhdojë për shkak se këto grupe janë aq të fuqishme dhe kanë para pafund që i përdorin për tu hakmarrë.
Hoxha tha më tej se ata janë aq të rrezikshëm sa kanë informatorë të SHISH, polici e Prokurori e dinë me saktësi lëvizjet e rivalëve.



