Arrestimi i Vlora Hysenit/ Trenova: Integriteti i shtetit ka rënë në tokë! Kalaja: Marrëdhënia erotike po përdoret si justifikim

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Trenova: Integriteti i shtetit ka rënë në tokë! Kalaja: Marrëdhënia erotike po përdoret si justifikim

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH), Vlora Hyseni, është paraqitur sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), e cila la në fuqi masën e sigurisë "arrest në shtëpi" dhe "pezullim nga detyra.

 

Lidhur me këtë, avokati Gentjan Trenova, i ftuar në MCN TV, tha se kjo ngjarje është tregues i rënies së integritetit të shtetit. 

 

Më tej, ai vuri në pikëpyetje mënyrën e përzgjedhjes së Vlora Hysenit në krye të këtij institucioni, sipas tij, pa pasur përvojën e duhur në këtë fushë.

 

Integriteti i shtetit në sytë e ndërkombëtarëve ka rënë në tokë. Është skandaloze sepse një drejtor i Shërbimit Informativ shkon në gjendje arresti për shkak se ka nxjerrë sekretin shtetëror, të cilin ligjërisht duhet ta ruante. Këtu flitet për nxjerrje sekretesh ose bashkëpunim për të mbrojtur një pjesëtar të një grupi kriminal. 

 

Kemi të bëjmë me një situatë banale. Një person nga Kosova vjen në Shqipëri dhe emërohet në atë detyrë pa pasur një përvojë dhe një eksperiencë në këtë sistem. Një profesionist i mirë shihet tek përvoja, ndaj kjo është skandaloze. Sa i përket narrativës për një lidhje romantike mes Hysenajt dhe Agasit, kjo nuk e ndihmon atë, po përdoret vetëm për të zhvendosur vëmendjen e publikut.

 

Ndërkohë, aktivistja Adriana Kalaja, u shpreh se emërimet e tilla nuk janë rastësore, por pjesë e një skeme të mirëmenduar kontrolli absolut mbi institucionet nga Edi Rama.

 

Kalaja deklaroi se marrëdhënia erotike mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit po përdoret si narrativë për të justifikuar çështjen.

 

Ata nuk erdhën nga rruga, i përzgjodhën. Kryeministri i zgjedh enkas njerëzit me cene në mënyrë që t'i ketë lehtësisht të përdorshëm, të shantazhueshme dhe t'i ketë ushtarë të tij. Kjo është një skemë e ngritur nga Edi Rama. Edi Rama e dinte para se të shkonte në Amerikë se SPAK do të merrte këto masa. 

 

Edhe për të bërë deklaratën erdhi me vonesë duke u justifikuar se e kishte zënë gjumi, ndërkohë që ai vetë thotë se rri zgjuar deri në 5 të mëngjesit sepse punon. E gjithë kjo marrëdhënie erotike që po flitet po përdoret thjesht si një narrativë për të justifikuar çështjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy