Plagosi me thikë vëllanë e tij, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Plagosi me thikë vëllanë e tij, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin bëjnë të ditur se është arrestuar shtetasi me inicialet B. T., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në banesë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin F. T., 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë). Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy