Kishte kultivuar 50 rrënjë kanabisi/ Arrestohet 53-vjeçari në Mat

Kishte kultivuar 50 rrënjë kanabisi/ Arrestohet 53-vjeçari në Mat

53-vjeçari Myslim Kola është vënë në pranga nga Policia e Matit, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Mësohet se Kola banues në fshatin Kurdari, është prangosur, pasi në një zonë të pyllëzuar të fshatit kishte kultivuar 50 rrënjë kanabisi. Lënda narkotike është sekuestruar dhe asgjësuar.

Një ditë më parë, po në Mat, u gjetën dhe asgjësuan 320 rrënjë kanabisi, me anë të djegies.

Në lidhje me këtë ngjarje, në pranga ra një 32-vjeçar i identifikuar si Hasan Basha, banues në Krujë dhe një tjetër u shpall në kërkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy