Ndërtoi pa leje në "Lagunën e Patokut", arrestohet 61-vjeçari në Laç

Ndërtoi pa leje në "Lagunën e Patokut", arrestohet 61-vjeçari në Laç

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të intensifikimit të kontrolleve për parandalimin e konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit, me fokus zonat bregdetare e zonat e mbrojtura, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Z. T. 61 vjeç, banues në Laç.

61-vjeçari, në zonën "Laguna e Patokut", kishte ndërtuar një objekt njëkatësh, me qëllim përdorimi për lokal, pa leje të organeve kompetente.

Kontrollet dhe verifikimet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe veprave të tjera penale kundër mjedisit, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy