U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 33-vjeçari në Gjirokastër

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 33-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 33-vjeçar me iniciale K. Q., pasi u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit" duke transportuar kundrejt fitimit, 6 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat cellular.

Njoftimi i policisë: Gjirokastër

Finalizohet operacioni policor i koduar "Road Guard 50".

U kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 6 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 33-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, Gjirokastër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Road Guard 50", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- K. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e DVKM Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit", Gjirokastër, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjet, 6 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy