Lëvizte i armatosur më makinë, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur më makinë, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Poseduesi”, në kuadër të goditjes së rasteve të armëmbajtjes pa leje.

 

Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë ndaluan një automjet që drejtohej nga shtetasi me iniciale R. T., 39 vjeç. 

 

Gjatë kontrollit, në automjet u gjet një armë zjarri pistoletë, me krehër dhe fishekë, të cilën ai e posedonte pa leje.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale, 39-vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

 

Policia bëri me dije se arma e zjarrit, municioni dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy