Vodhi çantën me para në makinën e parkuar, prangoset hajduti përsëritës në Tiranë

Vodhi çantën me para në makinën e parkuar, prangoset hajduti përsëritës në Tiranë

“Përsëritësi” u kodua një operacion i policisë së Tiranës gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili vodhi në një makinë të parkuar një çantë brenda së cilës kishte shuma të mëdha parash në euro, dollarë dhe lekë.

Efektivët e komisariatit Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e shtetases B.L., i parkuar në zonën e Medresesë, kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë të konsiderueshme parash, rreth 47 milionë lekë, një pjesë në euro dhe dollarë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar G. T (M)., 46 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë disa herë për vjedhje.

Gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e policisë kanë gjetur e sekuestruar shumën e parave që ky shtetas kishte vjedhur në automjetin e parkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy