GJKKO lë në fuqi pezullimin e numrit dy të OFL (VIDEO)

GJKKO lë në fuqi pezullimin e numrit dy të OFL (VIDEO)

Mbetet në fuqi pezullimi nga detyra i numrit dy të OFL-së, Artan Shkëmbi.

Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi masën e marrë pak ditë më parë.

Kjo u konfirmua nga avokati i Shkëmbit, i cili në përfundim të seancës u tha mediave se vendimi do të ankimohet.

Avokati Artan Broci tha se nuk ka asnjë provë që Shkëmbi ka qenë pronar i një telefoni që ka pasur platformën "cryptochat", përmes të cilët dyshohet se ka dekonspiruar operacione të OFL-së dhe ka nxjerrë sekretin hetimor të autoriteteve gjermane, të cilat i kanë kërkuar informacione mbi pasurinë e një grupi të fuqishëm kriminal në Shqipëri.

Artan Shkëmbi u shkarkua nga detyra në fillim të kësaj jave, me dyshimin për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Shkëmbi dyshohet se ka dekonspiruar operacionin e kryer nga OFL në Elbasan në shkurt të këtij viti, për të cilin ka vënë në dijeni familjen Çapja.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy