Ndahet nga jeta gazetari Fatos Baxhaku (VIDEO)

Ndahet nga jeta gazetari Fatos Baxhaku (VIDEO)

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare gazetari i mirënjohur, Fatos Baxhaku.

Baxhaku është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Fatos Baxhaku një nga pionieret e shtypit të pavarur që në fillim të viteve ’90. Autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.

Baxhaku ka drejuar disa prej mediave të rëndësishme në vend. Ai ka qenë kryeredaktor në "Gazeta Shqiptare", kryeredaktor i lajmeve në televizionin "Klan", në revisën e përjavshme "XXL", në “Vizion Plus” dhe në gazetën “Shqip".

Fatos Baxhaku është autor ose bashkautor i serialeve me reportazhe "Tunel", "Rrugëtim", "Shtëpia e Vjeter" si edhe i shumë dokumentarëve televizivë.

Ka qenë pedagog i jashtëm i gazetarisë në universitetet e Elbasanit dhe Tiranës..

Ka qenë anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit si dhe bashkëpunëtor në shumë projekte trainimi me Soros, USAID, Institutin Shqiptar të Medias, OSBE-në etj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy