Konflikti i dhunshëm mes çiftit italo-shqiptar në prag divorci, arrestohet 32-vjeçari

Konflikti i dhunshëm mes çiftit italo-shqiptar në prag divorci, arrestohet 32-vjeçari

Policia e Kavajës ka vënë në pranga shtetasin K. D., 32 vjeç, pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës me bashkëshorten e tij. Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij e cila u pajis me Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit G. B., dhe F. V., pasi kanë ndërhyrë gjatë konfliktit nëpërmjet shtetasve të lartpërmendur duke goditur shtetasin K. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në ngarkim të shtetasit K. D., (i arrestuar) dhe për veprën penale “Plagosje e lehtë në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve G. B., dhe F. V., të proceduar në gjendje të lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy