Ftonte të huaj në Shqipëri për t’i punësuar si futbollistë, zbulohet skema si 30-vjeçari i kalonte në vendet e BE

Ftonte të huaj në Shqipëri për t’i punësuar si futbollistë, zbulohet skema si 30-vjeçari i kalonte në vendet e BE

Zbulohet skema e një të riu shqiptar i cili ftonte shtetas të huaj me pretendimin për t’i punësuar në Shqipëri, por që më tej i kalonte ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Europian.

I dyshuari i moshës 30-vjeçare ftonte shtetas të huaj, në Shqipëri, me pretendimin për t’i punësuar si futbollistë dhe më pas i ndihmonte ata, kundrejt pagesës, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve me vendet e BE-së, nëpërmjet tranzitimit në territorin shqiptar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontrata”.  

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. G., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi E. G., në bashkëpunim me persona ende të paidentifikuar, siguronte ftesa fiktive për shtetas të huaj, kryesisht nga Bregu i Fildishtë, për të ardhur në Shqipëri, me pretendimin për qëllime punësimi. Pasi shtetasit e huaj vinin në Shqipëri, 30-vjeçari i ndihmonte ata, kundrejt fitimit, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 9 shtetasit e huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy