
Specialistët e qarkullimit rrugor, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 33 vjeç, dhe E. N., 28 vjeç, të dy banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Gjatë kontrollit, u konstatua se shtetasi E. B. drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasi E. N. ndodhej si pasagjer.
Në vijim të kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe dhjetëra paketa cigare.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të vjedhjes së një marketi në lagjen nr. 17, në Durrës.



