Trafikonin kanabis me përqindje të lartë THC, arrestohen dy të mitur në Tiranë

Trafikonin kanabis me përqindje të lartë THC, arrestohen dy të mitur në Tiranë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin "Qendra Tranzite" të Postës Shqiptare, ka finalizuar operacionin e koduar "Pako 6", gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë dy shtetas të mitur dhe shpallet në kërkim një tjetër person i përfshirë në trafikimin e 1 kg e 118 gramë kanabis Sativa me përqindje të lartë THC.
Dy 17-vjeçarët, të cilët u arrestuan menjëherë pas marrjes së një pakoje me lëndë narkotike në një degë postare në Vorë, ishin të përfshirë në trafikimin e kanabisit të importuar nga SHBA me qëllim shpërndarjen dhe shitjen në Shqipëri.
Gjithashtu, një tjetër person, i cili është i përfshirë në këtë aktivitet, është shpallur në kërkim, por identiteti i tij nuk publikohet për shkak të vazhdimit të hetimeve.
Punohet gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e porositësve të lëndës narkotike dhe për plotësimin e hetimeve ligjore të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy