Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Bulqizë–Klos, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë dy mjete që drejtoheshin nga shtetasit Xh. S. dhe S. C.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi Hali Gjashi, pasagjer në automjetin që drejtohej nga S. C.
Gjithashtu, për ndihmë mjekësore janë transportuar në spital dy drejtuesit e automjeteve dhe pesë pasagjerë të tjerë nga të dy makinat, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Të plagosurit janë jashtë rreziku për jetën, tre po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe katër prej tyre në spitalin e Bulqizës.
Sipas burimeve, të plagosurit kanë marrë plagë të lehta, jo kërcënuese për jetën.
Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



