30 familje protestë te Gjykata e Apelit. Banorët e Krujës: Nuk po marrim apartamentet, gjyqi zvarritet (VIDEO)

30 familje protestë te Gjykata e Apelit. Banorët e Krujës: Nuk po marrim apartamentet, gjyqi zvarritet (VIDEO)

Vonesat në shqyrtimin e çështjes së pronësisë nga gjykata e Apelit ka detyruar rreth 30 familje nga Kruja të protestojnë përpara këtij institucioni të drejtësisë në kryeqytet. 

 

Ata pretendojnë se kanë paguar paratë për të blerë apartament në një pallat 15 katesh në qendër të qytetit prej 17 vitesh, por  nuk kanë marr dot banesat e tyre. Ndërtuesi ka shpallur falimentin dhe ka shitur godinën tek një ndërtues tjetër për të vijuar me punimet, por ndërtuesi i ri nuk u jep shtëpitë banorëve.

 

Ata paralajmëruan se nuk do të lejojnë asnjë tjetër të hyjë në pronat e tyre, pasi ata janë pronarë të ligjshëm, duke kryer pagesat dhe firmosur kontratat, për pallatin që ka nisur ndërtimet që ne vitin 2008. 

 

Më herët kanë protestuar edhe përpara ministrisë së drejtësisë dhe gjykatës administrative të shkallës së parë. 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy