Nuk iu bind urdhrit të policisë, efektivi qëllon për vdekje 25-vjeçarin (FOTO)

Nuk iu bind urdhrit të policisë, efektivi qëllon për vdekje 25-vjeçarin (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku një efektiv policie ka qëlluar për vdekje një 25-vjeçar. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 të së martës, ndërsa është qëlluar me armë zjarri shtetasi Klodjan Rasha.

Gjatë shërbimit të policisë është konstatuar se 25-vjeçari po kryente veprime të dyshimta. Edhe pse i është bërë disa herë thirrje nga efektivi i policisë, i riu nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.

Policia njoftoi orët e para të mëngjesit të sotëm se i gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur Klodjan Rasha, i cili ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë që punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metëjshme. Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Ndër të tjera mësohet se 25-vjeçari ka qenë më parë i dënuar për plagosje të lehtë me dashje  dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016. Gjithashtu mësohet se në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë, që i përket viktimës i cili e ka hedhur në tokë në momentin e fundit. 

"Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë", njoftoi policia.

Njoftimi i policisë

Më datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, shërbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.

Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.

Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

(Në foto: Klodjan Rasha)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy