
Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar.
Në aksident janë përfshirë pesë automjete, mes tyre edhe një me turistë.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre shtetas, dy prej të cilëve shtetas gjermanë.
Të plagosurit janë dërguar për ndihme mjekësore ne spitalin rajonal te Fierit, nga ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



