
Rigels Kaso u gjet i dhunuar në rrugë paraditen e kësaj të hënë në Tiranë. 42-vjeçari banues në Bilisht, u gjet me dëmtime në pjesën kokës.
Fqinji i 42-vjeçarit ka thënë se nuk kanë pasur asnjëherë shqetësime nga ai, dhe se ishte një njeri që punonte dhe jetonte në Bilisht. Por prej dy tre ditësh nuk e kishte parë në zonë.

Ishte djalë i shkëlqyer, edhe mos e kishe mendjen do të fliste nëse të shihte në rrugë jo vetëm mua, por të gjithëve. Tani po e bisedoja me gruan edhe u çuditëm. Ai jetonte në Bilisht, në këtë pallatin këtu. Këto 2- 3 ditë nuk e kam parë. Ai jetonte vetëm, e ëma jetonte jashtë shtetit.
Ai rrinte me gjyshen, pas vdekjes së gjyshes jetonte vetë. Ai ishte specialist elektrik, punonte edhe punë private kur e thërrisnin. Edhe ne kur kishim probleme e thërrisnim e vinte, madje nuk na merrte as lekë. Nuk punonte në Tiranë, se di pse ka shkuar. Nuk e di çfarë ka në Tiranë. Si njeri është i shkëlqyer.



