Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motor. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona , prej të cilit njëri është në gjendje të rëndë.
"Më datë 08.07.2020, ora 11:45, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Antagut”, janë përfshirë në aksident 3 automjete, ku 2 drejtues mjetesh kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal ,Lezhë”, njofton policia.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon per zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



