Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, plagosen tre persona

Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 16:30 në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë pranë një pike karburanti. 

Dy autobusë dhe një mjet tip "Benz" janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. D., drejtuesi i automjetit "Benz", shtetasi A. Sh. dhe djali i tij i mitur, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë: Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në lagjen "Punëtore", është përplasur autobusi i linjës Dropull-Kakavije, që drejtohej nga shtetasi G. D., 45 vjeç, me automjetin tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi A. Sh., 36 vjeç dhe me një autobus që drejtohej nga shtetasi Th. D., 37 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. D., drejtuesi i automjetit "Benz", shtetasi A. Sh. dhe djali i tij i mitur, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy