Një aksident i rëndë është shënuar në Gramsh, ku një automjet ka përfunduar në Liqenin e Banjës, pasi dyshohet se ka rënë nga ura.
Drejtuesi i mjetit është nxjerrë në kohë nga uji dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.



