Shkaktuan zjarrin në zonat e Fierit, arrestohen dy persona

Shkaktuan zjarrin në zonat e Fierit, arrestohen dy persona

Të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, policia e Fierit, ka bërë të ditur arrestimin e dy shtetasve.

Përkatësisht shtetasi Xh. B., banues në Levan, Fier, Ll. S., banues në Stan Karbunarë, Lushnjë. Këta shtetas kanë djegur barëra në tokat e tyre. Për pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur ullinj në pronësi të shtetasit Xh. B. Dhe A. B..

 Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht përkatësisht shtetasit Xh. B., banues në Levan, Fier dhe Ll. S., banues në Stan Karbunarë, Lushnjë, pasi duke djegur barëra në tokat e tyre në Levan dhe Stan Karbunarë, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur ullinj në pronësi të shtetasit Xh. B. dhe A. B.

Nga ana tjetër materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në sezonin e verës qindra hektarë pyjesh nga Veriu në Jug janë djegur nga zjarret që kapluan vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy