“Prekal” u kodua një operacion i policisë së Shkodrës, gjatë të cilit u sekuestrua lëndë narkotike, armë dhe u vu në pranga një person.
Pas informacioneve të siguruara nga uniformat blu, për një person që mbante armë zjarri dhe lëndë narkotike në banesë, u organizua operacioni.
Gjatë operacionit, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. Gj., në fshatin Prekal, ku kanë gjetur rreth 2.63 kg kanabis sativa, një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një celular.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi P. Gj., 75 vjeç.



