Një 26-vjeçare afgane ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj në ambientet e hotelit ku ishin strehuar në Shëngjin.
Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë pas në konflikti të çastit mes çiftit afgan. 33-vjeçari është transportuar në Spitalin e Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga policia bënë të ditur se i riu afgan ka marrë plagë në pjesën e barkut, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e motiveve të saj.
Më datë 23.10.2021, në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshojet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



