Në kërkim për drogë, arrestohet në Memaliaj

Në kërkim për drogë, arrestohet në Memaliaj

Një person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 10 muaj burgim është vënë në prangat e policisë së Tepelenës.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Edison Lama, 27 vjeç, banues në fshatin Zhulaj, Memaliaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. 

27-vjeçari ka qenë pasagjer në një automjet tip “Volkswagen”, në të cilin u gjet lëndë narkotike, në janar të vitit 2019. Automjeti u ndalua nga Policia, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj.

Ndaj të ndaluarit materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy