Tritol në Sarandë/ Hasanaj: Makina në pronësi të Klaus Jaçajt të shpallur në kërkim. Hakmarrja, motivi i ngjarjes (VIDEO)

Tritol në Sarandë/ Hasanaj: Makina në pronësi të Klaus Jaçajt të shpallur në kërkim. Hakmarrja, motivi i ngjarjes (VIDEO)

Një automjet është hedhur në erë me tritol në Sarandë. 

Korrespondentja nga Saranda, Ariola Hasanaj, në një raportim për “MCN live”, thotë se nuk ka të lënduar, ndërsa motivi besohet të jetë hakmarrja, pasi pronari i mjetit rezulton në kërkim për një sherr për motive pronësie më datë 17 korrik në Sarandë.

Qyteti bregdetar i Sarandës u trondit në mesnatë nga një shpërthim me tritol. Një automjeti të parkuar iu vendos eksploziv, duke e hedhur në erë, ndërsa dhjetëra banorë apo turistë të zonës, kanë dalë nga banesat pas shpërthimit të fortë që tronditi Sarandën. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 rreth orës 23:50 të 21 korrikut.

Policia e Sarandës bëri me dije se nuk raportohet për asnjë person të lënduar, pasi mjeti ka qenë i parkuar pranë një pallati. 

Hakmarrja duket se është motivi i ngjarjes, pasi pronar i mjetit rezulton Klaus Jaçaj 31 vjeç, i shpallur në kërkim nga policia vetën 4 ditë më parë pas një sherri për pronësi. 

Ai akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi ka ndihmuar dy autorët Ramadan dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan dy të rinj pas sherrit për pronën në bregdet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy