Një ngjare tragjike ka ndodhur në Mamurras ku është gjetur e djegur në shtëpinë e saj një grua.
Bëhet me dije se gruaja e gjetur e djegur është 69-vjeçarja Gjelina Hoti. Mësohet se 69 vjeçarja është bashkëshortja e ish-boksieri Pal Hoti.
Fillimisht dyshohet se viktima ka rënë në kontakt me energjinë çka ka bërë që të përfshihet në flakë banesa e saj.
Gruaja jetonte e vetme në banesë dhe kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi prej disa ditësh nuk e kishin parë 69-vjeçaren jashtë shtëpisë.



