Përplasen dy mjete në aksin Milot-Rrëshen, plagosen 4 persona

Përplasen dy mjete në aksin Milot-Rrëshen, plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë janë plagosur katër persona.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu, duke nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë, të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë një ndihmë të specializuar mjekësore si pasojë e plagë të rënda që kanë marrë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy